Rama tha se SPAK “po heton kampionin e antikorrupsionit”, Prokuroria e Posaçme: Nuk ka çështje ndaj Ardian Dvoranit

Kryeministri Edi Rama shënjestroi sot SPAK dhe tha që në vend të hetojë të korruptuarit e drejtësisë të cilët u nxorën jashtë sistemit në kuadër të procesit të vetting-ut ata po hetojnë kampionin e reformës, Ardian Dvoranin.

Pas këtij deklarimi News24 kontaktoi me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar nëse kishte një hetim penal për gjyqtarin Ardian Dvorani.

SPAK konfirmoi zyrtarisht se ky institucion nuk ka asnjë çështje penale ndaj Dvoranit.

SHKARKO APP