Rama tur në diasporë, Adriatik Lapaj: Votën e emigrantëve se do as opozita, por do ta bëjmë realitet

Kryeministri Edi Rama do të nisi së shpejti turin e takimeve me shqiptarët në diasporë. Adriatik Lapaj, drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është spektik dhe tha se është i bindur se kjo qeveri, por edhe vetë opozita nuk e do votën e diasporës.

“Emigrantët nuk janë me këto, prandaj nuk duan votën e këtyre. Ato mund të bëjnë ç’të duan, ne si lëvizje kemi në dorë veten tonë, unë di të them me bindje të plotë, nuk do t’i ndahemi, do ndodhin. Jam investim i qytetarëve dhe nuk mund të më lënë në mes të rrugës tani, qytetarët me votë masive do na mbështesin”, u shpreh Lapaj.

Ai ka një mesazh për klasën ekzistuese politike, në rast se ia del që të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për krijimin e qeverisë. Lapaj paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme sa herë që shkelen parimet e demokracisë.

“Këta do gjejnë belanë nëse ne kemi në dorë krijimin e qeverisë, sepse ne do çojmë në zgjedhje të parakohshme disa herë rresht nëse ne e kemi në dorë, nuk do ketë qeveri nëse nuk plotësohen kushtet e demokratizimit të vendit, duam t’i provojmë që jot ë gjithë janë maskarenj dhe nuk kanë një çmim”, shtoi ai në ”A2cnn”.

SHKARKO APP