Ramos largohet mes lotësh nga Reali: Kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë!

Sergio Ramos, ditën e lamtumirës nga Real Madridi, ka pozuar me të gjithë titujt e fituar aty, plot 22 gjithsej. Ai ka luajtur 671 ndeshje për të bardhët dhe ka shënuar 101 gola. Ramos nuk mund të mos përlotej në konferencën për shtyp, por siguri se një ditë do të kthehej. Ai ka pozuar zyrtarisht me Florentino Perez dhe familjen e tij para konferencës për shtyp, e cila ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të medias.

“Një fazë unike në jetën time po mbyllet. Asgjë nuk do të jetë si ajo që kam jetuar këtu. Dua të vazhdoj të tregoj nivelin tim më të mirë dhe t’i shtoj një titull më shumë rekordit personal. Faleminderit shumë të gjithëve. Ky është një takim mirupafshim, jo lamtumire përfundimtare, sepse herët a vonë do të kthehem.

Dua t’i falënderoj ata, të cilët kanë qenë gjithmonë me mua. Po ashtu klubin tim, presidentin për gjithë dashurinë; trajnerët e mi, punonjësit e klubit. Shikoj fytyrat e tyre dhe është e pashmangshme të ngazëllehesh.

Faleminderit tifozëve, ata më bënë të fluturoja në çdo kohë. Më kishte pëlqyer t’iu thoja lamtumirë në “Bernabéu”. Sidoqoftë, gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time. Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët e jetës sime. Njeriu nuk është kurrë i gatshëm t’i thotë lamtumirë Real Madridit”, deklaroi Ramos.

SHKARKO APP