Home Rajoni Raporti i KE,...

Raporti i KE, Kosova pa viza nga 1 Janari. Macron kishte vë në pikëpyetje liberalizimin

17
0

Publikimi i raportit të progresit rikonfirmon se nga 1 Janari qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet anëtare të BE-së.

Ishte Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dy herë kishte vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave nëse kryeministri Albin Kurti sipas tij nuk bashkëpunon me faktorin ndërkombëtar rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe de-eskalimit të situatës në veri.

Pasi kryeministri pranoi në parim planin e BE-së në të cilin është i përfshirë edhe draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si duket ka zbutur qëndrimet e tij edhe presidenti francez pasi iu bë një pritje e ngrohtë Kurtit në Paris.

E shumica e qytetarëve janë të lumtur që mund të udhëtojnë lirshëm, por nuk duan të lënë vendin e tyre. Ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe. Por Kosova ka telashe për udhëtime edhe me Bosnjë e Hercegovinën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit