Home POLITIKE Raporti i KiE...

Raporti i KiE për 25 prillin, Krasniqi: Zgjedhjet larg “masakrës zgjedhore” që pretendon Opozita

21
0

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ka publikuar raportin e saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Në raport evidentohet përfshirja e administratës në fushatë, apo përfitimi nga funksionet publike të kandidatëve.

Po ashtu theksohet edhe shitblerja e votës, si një fenomen të përhapur gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa kërkon nga autoritetet një investigim serioz. Analisti Afrim Krasniqi, thotë se raporti ka shumë deklarime jo korrekte, ku këtu iu referua shitblerjes së votës.

“Ka dallim të madh mes ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare. ODIHR është më shumë ekspertizë, ka standardet e vlerësimit të zgjedhjeve, ndërsa Asambleja është një organ nga aktorë politikë dhe ka kompromise brenda deklaratës. Nëse shohim deklaratën ka shumë elementë që na bëjnë të ndjehemi mirë pasi shohim që janë reflektuar. Megjithatë ka edhe deklarime jo korrekte, pasi shitblerja e votës nuk bëhet nga partitë politike, por nga kandidatët e partive politike, ky është një dallim domethënës. Është një shikim i Shqipërisë gati-gati nga ajri”, tha në ”A2cnn”.

Po ashtu Krasniqi u shpreh se zgjedhjet nuk kanë qenë më të mirat e Shqipërisë, por shumë larg nevojave që ka Shqipëria, por thekson se këto zgjedhje kanë qenë shumë larg masakrës zgjedhore që pretendon opozita.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit