Rastësia e pabesueshme që bashkon ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër!

Dita e djeshme ishte e veçantë në historinë e Kampionëve Evropian, pasi u arrit numri më i madh i golave në një edicion. Ndeshja e parë u luajt në Kopenhagen mes Spanjës dhe Kroacisë, e cila përfundoi me fitoren 5-3 të skuadrës së Luis Enriques pas kohës shtesë. Kroatët bën një rikthim të pabesueshëm, duke barazuar rezultatin në 3-3 në fundin e ndeshjes me Mario Pasalic, për ta çuar sfidën në shtesë.

Emocionet ishin të mëdha edhe në ndeshjen e mbrëmjes mes Francës dhe Zvicrës. Skuadra e Petkovic arriti që të barazonte në fundin e kohës së rregullt, ndërkohë që në ruletin e penalltive do të gabonte vetëm Mbappe përballë Sommer.

Ekziston një rastësi shumë domethënëse, teksa në të dyja ndeshjet goli për rezultatin 3-1 u shënua në minutën e 76-të, Spanja me Ferran Torres , ndërkohë që Franca me Pogba. Në të dyja rastet 90-minutëshi u mbyll me rezultatin 3-3. Një e dhënë e rrallë, por dhe një shenjë fati. Spanja dhe Zvicra do të takohen tashmë në çerekfinale, për të vendosur se kush do të sfidojë njërën mes Italisë dhe Belgjikës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP