Home POLITIKE Reagimi zyrta...

Reagimi zyrtar i PD-së: Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si anti-amerikane

98
0

Partia Demokratike përmes një reagimi zyrtar pas debatit të sotëm në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, thotë se Lulzim Basha në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si anti-amerikane.

“Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale”, lexohet në deklaratë.

Më tej sqarohet se Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit