Reagon Yuri Kim për vrasjen e policit në Lezhë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për vrasjen e efektivit të Krimeve në Komisariatin e Policisë së Lezhës këtë të martë gjatë kontrolleve antidrogë.

Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës.

Policia përballet me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre.

Shpresojmë që autorët të nxirren para drejtësisë”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

SHKARKO APP