Home Sporti Real Madrid p...

Real Madrid për herë të pestë kampion Bote për Klube, mund me 5 gola Al-Hilal (VIDEO)

335
0

Real Madrid është fituese e Kupës së Botës për Klube për herë të pestë në historinë e saj. Skuadra madrilene mbrëmjen e sotme ka shkatërruar 5-3 Al-Hilal në finale Rabat.

Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13-të me një goditje të saktë brenda zonës. Ekipi madrilen 4 minuta më pas do të gjente dhe golin e dytë me Valverden, që do të shënonte pas një tentative që u devijua në fund nga mbrojtësit.  Al-Hilal nuk u dorëzua dhe në minutën e 26-të do të shkurtonte shifrat me Marega-n pas një kundërsulmi të shpejtë.

Pjesa e dytë ndërkohë do të ishte dhe më e bukur me skuadrën madrilene që do të shënonte tri gola të tjerë me Benzema, Valverden dhe Vinicius Junior. Te Al-Hilal Vietto do të realizonte një dopietë personale, por nuk do të ndryshonte fatet e ndeshjes.

Reali më parë e ka fituar Kupën e Botës për Klube në vitin 2014, 2016, 2017 dhe 2018. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit