Reali e pëson si Barcelona, eliminohet nga Bilbao falë një “perle” në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Pasi eliminuan Barcelonën, Athletic Bilbao shkakton surprizën e radhës në Kupën e Mbretit duke eliminuar dhe një emër të madh si Real Madrid. Skuadra e Ancelotit zhvilloi një ndeshje të dobët, duke rënë dhe pre e presionit të tifozerisë vendase.

Momenti më i rëndësishëm i duelit ndodhi vetëm pak sekonda nga fundi i kohë së rregullt. Alejandro Berenguer, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë dhuron spektakël brenda zonës, duke lëshuar një të majtë fantastike për të ngritur peshë tifozerinë e Bilbaos.

Pas këtij triumfi, skuadra e Marcelinos siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP