Reali fiton me vuajtje ndaj Sevillas, vendos një eurogol i Modric (VIDEO)

Reali i Madridit fitoi 1-0 me Sevillan në “Santiago Bernabeu” dhe ruan diferencën prej tetë pikësh me Barcelonën, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Nuk ishte e lehtë për “Los Blancos” për të çarë mbrojtjen e Sevillas, që rezistoi deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Luka Modric do të realizonte një super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës.

 

SHKARKO APP