Reali i pandalshëm, fiton me përmbysje ndaj Valencias (VIDEO)

Real Madrid vijon formën fantastik në La Liga, duke rrëmbyer 3 pikët e radhës në një fushë shumë të vështirë si ajo e Valencias. Skuadra e Ancelottit triumfoi në shifrat 2-1, me përmbysje.

Hugo Duro ngriti peshë tifozët vendas në Mestalla, por gëzimi i tyre zgjati deri në minutat e fundit. Madrilenët me cinizëm arritën që të shënonin me Vinicius Junior dhe Karim Benzema, duke përmbysur gjithçka për dy minuta.

Reali tashmë merr kryesimin me 13 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP