Reali mund me lehtësi Granada-n e Myrto Uzunit (VIDEO)

Real Madrid bën detyrën në stadiumin Santiago Bernabeu duke fituar 2-0 ndaj Granada-s. Madrilenët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Brahim Diaz në minutën e 26-të pas një asisti të Toni Kroos.

Rodrygo nuk fali në minutën e 57 kur përballë portierit kundërshtar arriti të shënonte golin e dytë. Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Uzuni, por sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në minutën e 64.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid u ngjit në vend të parë me 38 pikë, po aq sa edhe Girona, ndërsa Granada mbetet me shtatë pikë në vend të 19.

SHKARKO APP