Home Sporti Reali shkatër...

Reali shkatërron Elchen e vendit të fundit dhe shkon -8 nga Barcelona (VIDEO)

172
0

Real Madrid rikthehet te suksesi në La Liga teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Elchen. Skuadra Carlo Ancelotti-t i mjaftoi vetëm një pjesë lojë për të zgjidhur ndeshjen.

Sfida u zhbllokua në minutën e tetë nga Marco Asensio që realizoi një gol mjaft të bukur pas një inkursioni personal nga e djathta e sulmit.

Ndërkohë, vendasit vijuan me ritmin e lartë dhe gjetën edhe golin e dytë. Karim Benzema ishte ai i cili fitoi një 11-metërsh të cilin e ekzekutoi po vetë në minutën e 31-të. Sakaq, në fundin e pjesës së parë kishte vend edhe për një tjetër gol që sërish erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Benzema realizoi nga 11 metra golin numër 12 në kampionat.

Real Madrid ngjitet në kuotën e 48 pikëve, tetë më pak se Barcelona kryesuese. Nga ana tjetër, Elche mbetet në vendin e fundit me 9 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit