Refuzimi i darkës informale në Athinë, Begaj: Ftesa është vlerësuar

Presidenti Bajram Begaj ka folur mbi refuzimin e ftesës së kryeministrit grek për një darkë informale të liderëve të Ballkanit në Athinë. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, presidenti përsëriti arsyetimin që dha asokohe me refuzimin e ftesës.

”Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, është një politikë e lavdërueshme nga komiteti ndërkombëtar, nga BE dhe nga partneri ynë strategjik SHBA, është e linjëzuar me vendet e BE dhe SHBA dhe kjo politikë e jashtme nuk bëhet brenda ditës. Natyrisht që kur vjen një ftesë nga homologë apo kryetare shtetesh ajo vlerësohet dhe unë nuk di të kem refuzuar asnjë lloj ftese. Po, ftesa është vlerësuar dhe është kthyer përgjigje me kërkesë mirëkuptimi për mospjesëmarrje në këtë darkë informale për faktin e një axhende të paracaktuar më parë”,-tha Begaj.

Pra, ju po thoni se në rast se ftesa do ju vinte nga Presidentja e Republikës greke ju do kishit shkuar?

Begaj: Çdo ftesë vlerësohet në bazë të mundësisë, në bazë të axhendave. Natyrisht që ftesat dakordësohen përpara nga kabinetet përkatëse.

SHKARKO APP