Reja para miqësores: Ja pikat e forta dhe të dobëta të Uellsit!

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit. Strategu italian ka vlerësuar rivalët, ndërkohë që evidentoi edhe vështirësit e kësaj periudhe për futbollistët.

“Problemet e qershorit janë gjithmonë i tillë. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha.

Nuk do të jetë ndeshje e lehtë e ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.

Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bale dhe James. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe ti zëmë në befasi”, deklaroi strategu i Kombëtares.

SHKARKO APP