”Revolucioni vijon”, Sali Berisha: Të enjten sërish protestë para Parlamentit të Shqipërisë

Me moton ”revolucioni vijon”, të enjten do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Kjo është konfirmuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Protesta do të zhvillohet para sërish para godinës së Kuvendit, ashtu si ditën e sotme.

Për rreth dy orë, opozita zhvilloi një protestë, e cila u shoqërua me tensione. Pak çaste pas fillimit të saj, disa protestues hodhën tymuese dhe lëndë plasëse në drejtim të forcave të policisë. Protestuestit u përplasën me policinë në përpjekje për të çarë kordonin e formuar.

Në seancën plenare Berisha foli disa herë kundër kryeministrit dhe qeverisë. Ai në një moment hodhi “bombën” tymuese kur pohoi se kam video erotike të orgjisë se ish-zyrtarit të lartë të FBI me deputete politikane të PS.

Aludimi ngërtheu parlamentin, aqsa u krijua situatë sherri mes palëve. Me pas Berisha tha se nuk do ti publikoj por te komisionin hetimor parlamentar do tja bëj të njohur publikut videot. “Ai nuk ishte vetëm turist seksual, por ishte i përdorur nga kryeministri në luftën politike në Shqipëri për llogari të Ramës”,-theksoi Berisha.

SHKARKO APP