Home Sporti Rihapet Kateg...

Rihapet Kategoria Superiore/ Vllaznia mund Tiranën, Erzeni bën paqe me Teutën (VIDEO)

141
0

Kampionati është më i hapur se kurrë pas fitores së Vllaznisë në klasiken ndaj Tiranës. Kuqeblutë e Josës do të triumfonin minimalisht 1-0, duke e dërguar në vetëm 3 pikë diferencën mes tyre në renditje.

Episodi që vendosi ndeshjen do vinte në minutën e 50-të, kur Balaj pengohet dhe për arbitrin penallti. Nga pika e bardhë nuk gaboi Herald Marku, ekzekutim perfekt i tij.

Ekipi i Mirel Josës qëndroi mirë në prapavijë dhe ia doli të ruante avantazhin, pavarësisht presionit të kundërshtarve.

Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1. Fillimisht realizoi ekipi i Martinit me Kallakun me penallti, ndërsa Vitor Leao vendosi përfundimisht ekuilibrat në fund.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit