Rikthehet Champions League, dy super ndeshje në mbrëmje

Champions League do të rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Interi do të zbresë e para në fushë për të kërkuar 3 pikët e para në transfertën ndaj Shakhtar Donetsk.

Në orën 21:00 ndërkohë nuk do të mungojnë super ndeshjet. Paris SG do të ketë një duel shumë të bukur kundër Manchester City-it, me shpresën se do të kemi dhe një përballje mes Messit dhe Guardiolës. Milani do të ketë një përballje të vështirë kundër Atletico Madrid.

Liverpooli do të sfidojë Porton në transfertë, ndërkohë që Real Madrid pritet ta ketë një formalitet duelin ndaj Sheriff Tiraspol. /R.Lika-Koha Jone/

Image

 

SHKARKO APP