Rikthehet Kupa e Shqipërisë, 32 skuadra në garë për trofeun

Futbolli në vendin tonë nuk ka të ndalur. Sot do të luhen ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. 16 çiftet që do të ndeshen u përcaktuan me formulë, me 32 skuadrat të cilat janë ndarë sipas pozicionimit në sezonin e mëparshëm.

Ndeshjet e Grupit A do të luhen të gjitha në orën 16:00, ndërsa në Grupin B në tri orare të ndryshme.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, Kupa e Shqipërisë është rikthyer me skemën tradicionale të ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje.

SHKARKO APP