Home Kultura Rinis jeta ar...

Rinis jeta artistike, Myftar Cubi prezanton 50 punimet e realizuara me gurë zalli

80
0

Me hapjen e jetës artistike, mozaiku i Myftar Cubit është pritur me interes nga artdashësit shkodranë. Ekspozita e artistit me origjinë nga Malësia e Madhe, u çel në galerinë e arteve në Shkodër, me 50 punime realizuar me gurë zalli. Artisti shumë i emocionuar ka folur pikërisht per kete zhanër të rrallë.

“Dashuria për Artin ka lindur bashkë me mua dhe mozaikun unë e kam brenda shpirtit shumë herët qysh në vitin e parë të shkollës së mesme, në Liceun Artistik, kur kam bërë praktikën artistike, me realizime punimesh me kashtë. E dyta e kam zhvilluar pastaj pas mbarimit të Akademisë së Arteve, në pikturën monumentale, ku është moziku, afresku etj. Ky lloj mozaiku ka qenë gjetje për mua dhe nuk besoj se do t’i ndahem sa të kem frymë. E kam dashuruar dhe besoj se jam i vetëm në këtë zhaner”, tha artisti Cubi.

Artisti i shquar i mozaikëve, Myftar Cubi është qytetar nderi i Shkodrës dhe i Malësisë së Madhe, ndërsa në galeri gjenden disa mozaikë që promovojnë vlerat e zakonet e këtyre trevave. Bashkëshortja, njëherësh menaxherja e tij, Vjollca Cubi flet për ekspozitat e shumta që kanë hapur jashtë vendit.

”Menaxhimi i veprave të artit ka qenë diçka shumë e bukur për mua. Për një arsye, Unë kam hapur ekspozita dhe menazhuar ato në shumë shtete të botës, në Londër, Paris, Vjenë, Mal i zi Kosovë, në Maqedoni. Në shqipëri ka hapur 2-3 ekspozita në 5-vjeçar . Por të mezhaxhosh art është sa e bukur aq edhe e vështirë. Të ndjesh krenari kur menaxhon art është vlerë”, tha bashkëshortja, Vjollca Cubi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit