Rio Ferdinand vë duart në kokë kur shikon gafat e Onana-s, shikoni reagimet epike të tij (VIDEO)

Një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e Manchester United, Rio Ferdinand është pjesë e gjigantit mediatik TNT Sports, ku edhe mbrëmjen e djeshme ishte në rolin e specialistit në koment.

Në duelin ndaj Galatasaray, mbrojtësi i përjetoi jo pak golat që u shënuan dhe që ishin plotë 6-të. Gëzimi ishte i ligjshëm në dy golat e parë të shpejt nga Djajtë e Kuq, por trishtimi ishte i dukshëm kur pa gafat e portierit Onana.

Në pjesën e dytë, Rio Ferdinan u “dorëzua” dhe zgjodhi ta ndiqte ndeshjen i ulur pasi shifrat u barazuan nga 1-3 në 3-3. Skuadra e Ten Hag është thuajse e eliminuar nga Champions League këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP