Home Sporti Roma sheh nga...

Roma sheh nga Europa, mund Torinon me ”tripletë”

43
0

Roma ka ndryshuar fytyrë, që prej ardhjes së De Rossit në stol. Ecuria në kampionat dhe kualifikimi në Europa League ndaj Feyenoord, ka rikthyer entuziazmin tek tifozët, teksa sonte në ”Olimpico”, ekipi mundi 3-2 Torinon në Serie A.

Vendasit ndëshkuan torinezët me anë të Dybalas, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 42-të. E menjëhershme ishte përgjigja e kundërshtarit, me Zapata-n. Një goditje kirurgjikale e Dybalas i mahniti të gjithë në minutën e 58-të, me stadiumin që shpërtheu në festë dhe me të drejtë.

I sapo futur në fushë, Lukaku shërbeu për Dybalan në të 69-tën, me argjentinasin që kompletoi tripletën. Roma kështu fiton terren në garën për Europën, aktualisht renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit