Ronaldo mund sërish Messin, sportisti më me shumë të ardhura në sezonin 2021-22

Cristiano Ronaldo nuk po kalon moment magjik vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas revistës “Forbes”, CR7 do të jetë futbollisti që do të përfitojë më shumë para gjatë sezonit 2021-2022, duke zhvendosur në vendin e dytë rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messi.

Ronaldo pritet të fitojë 125 milionë dollarë, pa hequr taksat, gjatë sezonit 2021-22, me 70 milionë dollarë që vijnë nga paga e tij dhe shpërblimet për kthimin në “Old Trafford”.

Messi ndërkohë renditet në vendin e dytë me 110 milionë dollarë, por para dy shokëve të tij Neymar dhe Kylian Mbappe. Pesëshja më e mirë kompletohet nga Mohamed Salah i Liverpoolit.

Me 55 milionë dollarë fitime që vijnë nga marrëveshjet komerciale, Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë kur është fjala për të ardhurat e sponsorizimit.

Vetëm tre atletë të tjerë aktivë fitojnë më shumë para nga marrëveshjet me sponorët se CR7: Roger Federer (90 milionë dollarë), LeBron James (65 milionë dollarë) dhe Tiger Ëoods (60 milionë dollarë).

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "WORLD'S HIGHEST-PAID FOOTBALL PLAYERS IN 2021 1 sure PLAYERS c. RONALDO SALARY: ENDORSEMENTS: $55M EARNINGS PARIS 2 $125M MESSI LARY:$75M ENDORSEMENTS: $35M 3 $110M NEYMAR JR SALARY: $75M ENDORSEMENTS:$20M ENDORSEMENTS: 4 $95M Κ. MBAPPÉ RY:$28M $15M 5 $43M M. SALAH SALARY :$25M ENDORSEMENTS:$16M 6 $41M R LEWANDOWSKI SA ENDORSEMENTS: $8M 1D VVISSEL 7 $35M A. INIESTA SALARY $31M ENDORSEMENTS: ENDORSEM $4M 8 $35M POGBA SA SALARY ENDORSEMENTS:$7M 9 $34M BALE ALARY: :$26M ENDORSEMENTS:$6M EMENTS: 10 $32M E. HAZARD SALARY: SAL ENDORSEMENTS: $3M SOURCE: FORBES $29M"

SHKARKO APP