Ronaldo rikthehet në Madrid, 13 milionë euro për hotelin e ri
Sporti E Martë, 1 Qershor 2021 17:09
Cristiano Ronaldo nuk është vetëm futbollist i madh, por edhe biznesmen. Më 7 qershor, portugezi i Juventus do të përurojë hapjen e një hoteli të ri luksoz të zinxhirit të tij “Pestana CR7 Lifestyle Hotels”.
Hoteli ndodhet në një godinë të ndërtuar në vitin 1923 në “Gran via”, rruga më e famshme në Madrid, ka dhjetë kate dhe ka 168 dhoma. Për CR7 bëhet fjalë për një investim prej afërsisht 13 milionë euro.