Ronaldo zhvendoset në një tjetër shtëpi në Manchester për shkak të deleve

Cristiano Ronaldo ka ndërruar shtëpinë ku po qëndronte së bashku me familjen e tij për shkak se delet e zgjonin vazhdimisht. Ylli portugez u zhvendos në Manchester gjatë kësaj vere, teksa një nga miqtë e tij i sugjeroi një shtëpi me sipërfaqe të madhe, të rrethuar nga livadhet.

36-vjeçari, i cili aplikon disa pushime dhe dremitje gjatë ditës, e kishte të pamundur këtë komoditet aty ku u vendos fillimisht, dhe tashmë do të qëndrojë në një tjetër shtëpi, me vlerë 3 milionë paund, e një ish-lojtari të United.

Sulmuesi dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, 27 vjeç, dhe katër fëmijët e tyre, u larguan pas më pak se një jave qëndrimi atje për shkak të zhurmës së deleve që kullosnin në hapësirën e blertë gjatë ditës dhe frikës së sigurisë.

Georgina Rodriguez ndau një fotografi të të vegjëlve të tyre duke shijuar fshatin anglez

Një ekip sigurie kishte dërguar legjendën e Man Utd dhe familjen e tij në një shtëpi prej 6 milion £ në 23 hektarë ditë pasi nënshkruan kthimin e tij në United

SHKARKO APP