Rooney kapet mat me dy bionde, por ai ishte i dehur (FOTO LAJM)

Wayne Rooney bëhet sërish protagonist në mediat rozë. Në rrjetet sociale janë shfaqur fotot e ish-sulmuesit të njohur duke u puthur në një klub nate dhe më pas në dhomën e hotelit, ku ish-sulmuesi ishte jo koshient, për shkak të pijes së tepërt dhe dy shoqërueset bënin gjeste provokuese para tij.

Rooney ka thirrur policinë menjëherë pasi fotografitë e tij duke fjetur në një dhomë hoteli me vajza gjysmë të zhveshura pas një nate të zjarrtë u bënë virale.

Tekniku 35 vjeçar, u pa i përgjumur plotësisht i veshur, në një karrige, në një hotel në Manchester, pas një nate që duhej ta kalonte me dy miq. Rooney është absolutisht i qartë se ai nuk ka bërë asnjë gabim, por u është ankuar policëve duke thënë se fotografitë janë bërë ndërsa ai ishte në gjumë dhe pa dijeninë ose pëlqimin e tij.

 

SHKARKO APP