Rrëfimi i Bonuccit: Menduam se na mjaftonte Ronaldo për të fituar, kam qenë pranë City-it

Leonardo Bonucci  ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Athletic” duke zbuluar disa episode nga e kaluara e tij. Në vitin 2016, ai ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City, ndërkohë që komentoi dhe faktin që ka lujatur krah për krah me Cristiano Ronaldon.

“Ai kishte një ndikim shumë të fortë tek ne, vetëm fakti që stërviteshim më te na dha diçka më shumë, por në mënyrë të pavetëdijshme filluam të mendojmë se vetëm prania e tij ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshjet. Na ka mungua disi puna e përditshme, sakrifica dhe dëshira për të punuar ditë pas dit për shokët dhe ekipin.

City? E kisha ëndërr që të stërvitesha nga Guardiola. Pesë vjet më parë u afrova shumë, isha gati të transferohesha në Manchester. Ishim në detaje, por atëherë Juve nuk donte të më hiqte dorë dhe ne vendosëm që të qëndroja. Kur shkova te Milani mund të kisha shkuar te City, por gjërat nuk shkuan si doja, sepse i kisha dhënë fjalën kuqezinjve. Vitin e kaluar Pep Më donte sërish, por unë i thashë se Juventus është shtëpia im dhe që jam i lumtur këtu.

Lukaku? Ai ka treguar se është një sulmues i kompletuar, pasi mund të fitojë ndeshjen i vetëm. Kur luan kundër tij duhet të qëndrosh i fokusuar për 100 minuta lojë. Kundër Lukakut nuk duhet të përfshihesh në një betejë fizike ose të luash nga afër”, deklaroi Bonucci. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP