Rriten përfitimet, ja sa do të fitojnë ekipet nga Championsi në sezonin e ri

Klubet pjesëmarrëse në Champions League do të mbushin arkat me përfitimet të frikshme në edicionin e ri. Çdo skuadër për fitore do të shpërblehet me plotë 2.8 milionë euro, ndërkohë që barazimi 930 mijë euro.

Pjesëmarrja në gazën e grupeve i sjell ekipeve 15.6 milionë euro, ndërkohë që avancimi për në raundin e 1/16-ve u shton 9.6 mln euro, për në çerekfinale 10.6 mln euro, në gjysmëfinale 12.5 mln euro, ndërkohë që për kalimin në finale merret një shpërblim prej 15.5 mln eurosh. Triumfi 4.5 milionë euro shtesë. Në këtë mënyrë mund të arrihet shpërblimi maksimal prej 85.1 milionë eurosh për ekipin që del fitues, ndërkohë që në sezonin e kaluar ishte 82.5 milionë euro.

UEFA do të shpërndajë 600.6 milionë euro në total, teksa ndikim do të ketë edhe renditja e ekipeve në UEFA. Real Madrid është klubi që fiton më shimë pa nisur, 51.4 milionë euro, e ndjekur nga Bayerni me 50.3 dhe Barcelona me 49.2 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP