Rritja e frikshme mediatike e MCN

Nga Daniel Muçaku-

Një emër i ri po merr udhë në botën mediatike shqiptare. Ashtu nga pak e përditë, pa u ndjerë në fillimet e tij tashmë është konkurent i fortë dhe i besueshëm në botën mediatike.

Me një varg emisionesh investigative, të sportit, analizës e debatit politik, por jo vetëm, Endi Meksi, një djalë pa shumë zhurmë e ngrehosje arriti të ngrejë për publikun një televizion konkurues, bile sfidues ndaj emrave të mëdhenjë në këtë fushë mediatike.

Me një ndërtesë fine pas TEG-ut të famshëm, atje ku Samir Mane një biznesmen vizionar dhe kurajoz ka ngritur një “TIRANA 2”, Endri Meksi ka ndërtuar një perandori mediatike e cila po shkund tregun mediatik

Me moton “pa asnjë censurë”, televizioni po tërheq gjithnjë e me shumë shikues, bile të emisioni i Ylli Rakipit “Të PaEkspozuarit”, kanali televiziv MCN del shumëherë i pari në shikim.

Me Mustafa Nanon e pa kornizë kurajo dhe me një gazetar sportiv emblematik si Gerti Çarçani, dhe plotë të tjerë, MCN e Endri Meksit mbetet një dritare informacioni dhe analizash pa asnjë censurë.

Dikush mund të thotë se është një reklamë ky shkrim, por jo sepse publikut i duhen kanale apo dritare drite, ku të shikoj përtej errësirës që prodhon pushteti. Edhe Opozita e cila është e shkatërruar.

Ndaj, nëse vazhdon me këtë parim “pa asnjë censurë” MCN brenda vitit do lerë pas edhe mediat e ngritura tash sa vite me shumë para e investime.

Teknologjia luan rol edhe në media, por informacioni dhe analiza pa asnjë anim është më i kërkuar, se sa teknologjia e konkurentëve të MCN.

SHKARKO APP