Rruga e Shqipërisë drejt BE-së? Rama: Unike ajo që kemi bërë në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ”Euronews Business”, ka folur lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë që populli ynë e ka zgjedhur në mënyrë të lirë.

“Për ne është rruga e vetme që kemi zgjedhur të lirë, pas shekujsh në pamundësi për të zgjedhur ku dhe kush donim të ishim. Jemi optimishtët më të mëdhenj për unionin në të gjithë Europën bazuar edhe në sondazhet e BE dhe unë besoj shumë që kjo është e lidhur me historinë tonë dhe me bindjen e brendshme për të qënë pjesë e hapsirës, paqes dhe lirisë”,-tha Rama.

Sa i takon pyetjes nëse Shqipëria është gati për të qenë pjesë e këtij bashkimi, Rama tha se asnjë shtet nuk është gati për t’u anëtarësuar por nga ana tjetër e cilësoi si një kohë të humbur kot mbajtjen e vendit tonë në dyert e BE.

“Askush nuk është gati për të qënë pjesë, por në të njëjtën kohë është kohë e humbur duke na mbajtur ne tek dera, uke mos lejuar bisedimet e anëtarësimit që janë burimi më i madh i njohurive për shtet-bërjen. Tani me hapjen e bisedimeve ne nuk e kemi me nxitim sepse ne kemi nevojë të përdorim këto njohuri dhe ti tranferojmë këtu , dhe atëhere do të jemi pjesë shpresoj”,-theksoi kryeministri.

Lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, Rama mori si shembull Reformën në Drejtësi si detajin që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera kandidate, duke argumentuar se tanimë nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për zyrtar apo ish-zyrtar, nëse ka bërë shkelje, do të përgjigjet para drejtësisë. Por pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë tha se vendi ka ende shumë punë për t’u bërë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP