Home Sporti Rummenige lar...

Rummenige largohet nga Bayerni pas 19 vitesh, vendin e tij e merr Kahn

7
0

Karl-Heinz Rummenige la para periudhës së programuar vendin e Shefit Ekzekutiv të Bayern Munich. Drejtuesi gjerman duhej të rrinte në detyrë deri në fund të dhjetorit, para se ti linte vendin Oliver Kahn, të përzgjedhur prej kohësh për të marrë trashëgiminë.

Rummenige do të dalë nga skenë në 30 qershor, siç shpjegoi në një komunikatë zyrtare ku shprehet, “Strategjikisht është momenti i duhur, mbyllet bilanci dhe në të njëjtën kohë, hapet një kapitull i ri, edhe me trajnerin e ri. Është më mirë edhe për të ardhmen e Bayernit, që sezoni i ri të nisë me Kahn, si Shefin e ri Ekzekutiv”

Që në muajt e fundit, Kahn kishte marrë përgjegjësitë për vendimet më të rëndësishme, si ai i zgjedhjes së Nagelsmann si trajneri i ri, për të cilin u paguan 25 milionë që të lihej i lirë nga Leipzig.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit