Sali Berisha nis turin e takimeve në bazë: Sot një ditë fatkeqësie, në Kuvend betohet një gangster

Lideri historik Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së me vendim personal të Lulzim Bashës, nga sot nis turin e takimeve me bazën nën moton ”Për një PD më të bashkuar”. Të pranishëm në takimin me demokratët e Tiranës janë edhe figura të PPD, mes tyre deputeti Edi Paloka, Tritan Shehu, dhe anëtari i PD-së Aldo Bumçi. Prezent në takimin e parë me bazën në hotel Rogner është gjithashtu edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Berisha në fjalën e tij tha se ”Foltorja” është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Berisha tha se sot është një ditë fatkeqësie, në Kuvend betohet një gangster

”Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një ganster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyre kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon. Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu qëm e vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjirut vendin në çatinë e botës për korrupsion”,-tha Berisha.

Po ashtu Berisha tha se sot shqiptarët paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. ”Sot është fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje, në zgjedhje, taksa e tatime, PPP, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Sot është ditë fatkeqësie, kur në parlament betohet njeriu që e shndërroi Shqipërinë në qendrën e organizatave kriminale. Sot është ditë e vështirë, në parlament betohet njeriut, i cili duke zbatuar politika antishqiptare, detyroi në 5 vite të largohen nga Shqipëria 520 mijë njerëz”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP