Home POLITIKE Sali Berisha ...

Sali Berisha paralajmëron lëvizjen e radhës: Misioni ynë i mosbindjes civile është pa kthim

189
0

Ish-kryeministri Sali Berisha nga podiumi i improvizuar nga shtëpia e tij mbajti një fjalim përpara protestuesve që ishin mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mes të tjerave, Berisha u ndal tek ajo që e ai e quan tentativë për të shkatërruar opozitën. Sipas tij, qeveria arrestoi liderin e opozitës njësoj si në Rusinë e Putinit.

Sali Berisha u shpreh se sot inaugurohet misioni i mosbindjes civile, i cili nuk ka kthim. Ndërsa për kryeministrin Rama ai tha se “i kemi rezervuar fatin që meriton, njësoj si diktaturës komuniste”.

“Na morën vulën, na mohuan financat, na mohuan komisionerët, qeveria, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes mes nesh dhe së fundmi njësoj si në Rusinë e Putinit lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua ti ndalohej fjala e lirë. Vetëm e vetëm se ai në mbrojtje të interesit publik denoncoi korrupsion qeveritar, por edhe atë ndërkombëtar. Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës. Të gjitha këto vetëm se mbrojti interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet anti kombëtar.

Për të gjitha këto sot ne nuk duhet të ekzistonim politikisht, por ne mbijetuam. Bënë që ne të ishim të përçarë, që sot ne të mos ishim këtu, që Shqipëria mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën. Asnjë opozitë nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare, sic nuk ekziston opozitë në Rusi apo në çdo vend jo demokratik.

Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj të të vërtetës, heronj të guximit, heronj të pluralizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara.

Këto dy vite zgjodhët më të vështirën, zgjodhët më të pamundurën, vetëm e vetëm sepse për ju më shumë se cdo gjë tjetër besonit tek e vërteta. Ju kemi 10 vjet në opozitë të pamerituar.

Për ju Shqipëria moniste është e shkuara e saj, kurse korrupsioni i qeverise është armiku më i rrezikshëm. Siç është faktuar tashmë korrupsioni i Ramës është rrezik real për miqtë dhe partnerët kudo në botë.

Duhet të kuptoni se sot është një ditë e shënuar për PD dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracinë, një ditë ë shënuar për fatin e Shqipërisë.

Ne inaugurojmë sot misionin tonë në mbarë Shqipërinë betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës. Ne inaugurojmë sot betejën mbarë popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të Shqipërisë në BE të mbyllura nga regjimi i Ramës. Ne sot përcjellim për kombin tonë dhe botë mesazhin se popullit opozitar do ti rezervojë Ramës fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit