Home POLITIKE Samiti i Klim...

Samiti i Klimës COP 28, Rama: Shqipëria një prej vendeve të rralla që s’ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë

138
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin Botëror të Veprimit për Klimën COP 28, i cili zhvillohet çdo vit, si një takim mes liderëve të shteteve dhe qeverive për të përcaktuar përgjegjësitë për veprimin ndaj klimës dhe për të identifikuar dhe vlerësuar masat klimatike.

Në ditën e dytë të Samitit, i cili këtë vit po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri Edi Rama u adresua me një fjalë.

Ai tha se vendet në zhvillim si Shqipëria janë përpjekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Duke folur për marrëveshjen e Parisit për klimën, ai theksoi se realiteti është larg zotimeve të ndërmarra.

Të gjithë e dimë se për dekada vende në zhvillim si i yni, janë rrekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfida të zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Dhe po, marrëveshja e Parisit ishte një rreze shprese, një premtim i bërë nga bota për të ruajtur planetin tonë dhe banorët e tij, e megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë ashtu siç është, barra e aksionit për klimën vazhdon të bjerë në mënyrë shpërpjesëtimore në shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal në këtë krizë ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin e tyre për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë”.

Rama tha se Shqipëria synon të bëhet lider energjetik në rajon. “Së dyti, vendi ynë synon të bëhet lider energjitik në rajon dhe eksportues neto energjie deri ne 2030, por duhet ta dini që Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit”.

Kreu i qeverisë nuk la pas batuta për lumin e fundit të egër të Europës, lumin Vjosa duke shigjetuar ‘të mëdhenjtë’ europian.

“Së treti, Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktikave të zgjidhjeve bazuar në natyrë gjatë viteve të fundit dhe këtë vit Vjosa, i pagëzuari lum i fundit i egër i Europës është shpallur Park Kombëtar në Shqipëri. Ishte për të qeshur sidoqoftë, sepse më të mëdhenjtë e më të pasurit rreth nesh në Europë, që kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre na dhanë leksione gjatë gjithë kohës se sa e rëndësishme ishte të kishim një lumë të egër në Europë, por s’ka rëndësi, të qeshësh është mirë dhe angazhimi ynë është i fortë dhe real ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit