Santos ra në Kategorinë e Dytë pas 111 vitesh, tifozët i vënë flakën qytetit (VIDEO)

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë. Brazilianët e mbyllën kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.

Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të mëdhenj si Pele, Neymar, Robinho apo së fundmi Rodrygo që aktualisht është pjesë e Real Madrid.

Pas ndeshjes incidentet në qytet kanë qenë të shumta, pasi fansat e irrituar i kanë vendosur zjarrin shumë makinave të parkuara apo dyqaneve duke krijuar kaos.

SHKARKO APP