Semani çel sezonin veror, ministri Balla fton shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë së Veriut ta vizitojnë

Këtë fundjavë është çelur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror në bregdetin e Semanit në Fier.

Zhvillimi i zonave bregdetare do të jetë në funksion të plotë të paketës turistike që ofron Fieri së bashku me turizmin arkeologjik. Plazhet e Semanit dhe Darëzezës preferohen edhe gjatë dimrit nga turistë të huaj ndërkohë që rëra kurative dhe pylli me pisha i bën këto vija bregdetare ndër më të preferuarat.

“Në Fier mund të gërshetosh edhe vizitën në site turistike përfshirë dhe Apolloninë. Ftesa ime për të gjithë shqiptarët qofshin ata që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Preshevë është që gjatë planit për të vizituar Shqipërinë ndaloni dhe në Seman dhe në Fier” tha Balla.

SHKARKO APP