Sërish dhunë masive në kampionatin francez, policia shpërndanë tifozeritë (VIDEO)

Nuk ka të ndalur dhuna në futbollin francez. Incidenti i radhës është regjistruar në ndeshjen Lens-Lille. Tifozët vendas hynë në fushën e lojës përpara nisjes së pjesës së dyte, për t’u drejtuar për nga zona ku qëndronin tifozët miq.

Përplasja mund të ishte përshkallëzuar nëse nuk do të ndërhynte policia, e cila arrestoi disa prej tyre. Për shkak të këtyre akteve, fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes Lens-Lille u shty me rreth 90 minuta.

SHKARKO APP