Shakohoxha: Çmimi më i lartë një apartamenti në Tiranë shkon edhe 5-6 mijë euro m2

Gazetari Dritan Shakohoxha i cili prej disa kohësh është duke menaxhuar një zyrë real estate, tha në emisionin “Opinion” se çmimi më i lartë i një apartamenti në Tiranë shkon në 5-6 mijë metër katrorë.  Ai tha se bëhet fjalë për apartamente të një cilësie të lartë dhe që në çdo vende të botës ka disa ndërtime që bëjnë diferencën.

Pjesë nga biseda në studio:

Shakohoxha: Çmimi më i lartë është  roof top, kati i fundit i një pallati dhe nuk ka çmim. Mund të shkojë 5-6 mijë euro metri katror.

Fevziu: Kush e blen?

Shakohoxha: Në çdo vend të botës, kush mund të blejë një apartament të tillë, vetëm 1% e njerëzve.

Fevziu: Të marrësh pallati të ri normal, sa të shkon në qendër të Tiranës?

Shakohoxha: 2500- 3000, edhe 3500 euro për metër, por janë katër pallate të tilla. Për katër pallate do përfshihet gjithë Shqipëria. Në çdo vend i ke katër pallate

SHKARKO APP