Shaqiri i “shkel syrin” Tares: I nderuar për interesimin e tij dhe të Lazios!

Sarri ka kërkuar një sulmues krahu te Lazio në sezonin e ri. Në listën e dëshirave të ish-trajnerit të Napolit është edhe Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare, që në të kaluarën ka mbrojtur dhe ngjyrat e Interit është shprehur i nderuar për këtë interesim.

Ai ka folur me elozhe për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, duke thënë se ka një respekt për të. I pyetur nga mediat italiane për një rikthim në Itali, 29-vjeçari është përgjigjur: “Do të ishte intriguese”.

“Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyer te Lazio. Ndihem i nderuar për interesimin e tyre. E kam ndjekur Lazion për një kohë të gjatë, është një skuadër e madhe. Sarri luan me formacionin 4-3-3. I përshtatet karakteristikave të mia dhe më pëlqen trajneri sepse praktikon një futboll sulmues. Do të ishte intriguese një rikthimi im në Itali”, ka thënë Shaqiri.

SHKARKO APP