SHBA, Escobar: Kurti të largojë policinë nga veriu! Urgjentisht të nis puna për Asociacionin

I dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Albin Kurti duhet të tërheq policinë nga objektet komunale urgjentisht dhe do duhet të nisë nga puna për krijimin e Asociacionit.

Këto dy hapa për Escobar, duket se janë zgjidhja për të ndalur tensionet në veri të vendit të cilat kanë vijuar prej ditësh. Në një intervistë për BBC Radio, Escobar tha se dy shtetet duhet të shmangin tensionet.

“Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar. Për të gjetur një zgjidhje për tensionet në veri të Kosovës, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar do të udhëtojnë të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi.

SHKARKO APP