Home Sporti Shehi: Futbol...

Shehi: Futbolli është provim, Kastrioti agresiv në fushën e vet!

46
0

Tirana kërkon të harrojë sa më parë barazimin ndaj Egniatias, teksa do të ketë një sfidë aspak të thjeshtë ndaj Kastriotit. Trajneri Orges Shehi kërkon përqendrim maksimal ndaj një rivali “më të lehtë në letër”.

“Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të tre rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës që e kemi me Kastriotin dhe është ndeshje e vështirë, por duhet të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme. Gjendja e grupit është e mirë edhe pse një pjesë e skuadrës nuk u aktivizua në Kupë kishte hapësira për të tjerë.

Atmosfera është e mirë për transfertën e nesërme. Është java e tretë dhe kundërshtari kërkon të marri pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshtar agresiv në fushën e vet.

Sfidëe lehtë në letër? Futbolli është provim, javë pas jave vihesh përballë skuadrave kushdo qofshin ato duhen tre pikët. Mendoj që ndeshjet që janë në letër duken më të lehta bëhen më të vështira. Kështu është shorti këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin, janë kundërshtar që duhet vlerësim dhe nuk duhet të nisemi se kush është përpara janë tre pikë që duhen.

Teknologjia? Nuk është se kam koment për dizenjatorin e arbitrave. VAR-i na ndihmon shumë në futboll, i zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër”, u shpreh Shehi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit