Shënoi super gol në Champions, Muçi: Pres më shumë nga vetja!

Ernest Muçit i mjaftuan 7 minuta dje si zëvendësues për t’i dhënë barazimin Legias në sifon kundër Dinamos së Zagrebit në Champions. Rezultat që favorizon më shumë kampionët e Polonisë, që pas një jave do të kërkojnë kalimin në raundin tjetër në shtëpinë r tyre. Sulmuesi i talentuar shqiptar ndihet i lumtur për golin e bukur, teksa ka rrëfyer emocionet e përjetuara në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

“Ishte si një ëndërr për mua. Ishim afër fitores, por edhe barazimi është një rezultat i mirë. Tani na pret ndeshja e kthimit përpara tifozëve tanë, aty ku mund të sigurojmë kualifikimin. Sigurisht që do të japim 100% nga vetja. Unë dua të rritem e përmirësohem, pres edhe më shumë nga vetja. Rëndësi ka që të shfrytëzoj shanset e mia dhe të ndihmoj sa më shumë Legian.

Luajtëm shumë mirë në Zagreb, kualifikimin e kemi në duart tona. Dinamo luajti gjithë kohës në sulm, na vuri në vështirësi, por reaguam mirë dhe krijuam shanse për të fituar. Goli? Të gjithë më ulërasin: gjuaj, gjuaj në portë. Më vjen mirë për vendimin që mora dhe golin që realizova. Të gjithë te Legia më kanë pritur me krahë hapur. Atmosfera në skuadër është realisht e jashtëzakonshme“, tha ish-sulmuesi i Tiranës.

El. LM, 3. runda, Dinamo – Legia. Ernest Muci – rozmowa po meczu: mogliśmy  wygrać, ale remis jest ok [WIDEO] (sport.tvp.pl)

SHKARKO APP