Sherr mes 3 personave në Sarandë, 2 prej tyre përfundojnë në spital

Një sherr i ashpër ka ndodhur mes disa personave mbrëmjen e sotme në Sarandë. Shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Mësohet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që shtetasit F.K dhe S.D janë transportuar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor.

Njoftimi i Plotë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP