Sherri: Krenar për ftesën e parë, mezi pres që të luajmë!

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë miqësore ndaj Uellsit, ndërsa më datë tetë qershor zbresin në fushë për takimin me Republikën Çeke. Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet, ndërsa grumbullimi aktual është i veçantë për Alen Sherrin.

Portieri i Laçit e ka për herë të parë që bashkohet me kombëtaren, ndërsa në një video ka treguar se është shumë krenar që ka marrë ftesën e parë me kuqezinjtë.

“Jam shumë krenar që mora ftesën time të parë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Mezi presim ty luajmë këto dy ndeshje. Grupi më ka pritur shumë mirë dhe shpresoj në rezultat pozitiv. Shpresoj që të kem minuta dhe të luaj. Kjo do ishte një ëndërr e realizuar për mua”, u shpreh Sherri.

SHKARKO APP