Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit, Sali Berisha: Hakmarrje primitive

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan në Facebook: 

Hakmarrje primitive e Edi Ramës!

Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit.
Fajtor se ua tha shqiptarëve nëpërmjet “Piranjave” të vërtetën e mitingut 1 milionë euro të Ramës me administratën e tij në Athinë. Në përgjigjen e pyetetjes të gazetarit të “Piranja” drejtori socialist me integritet, deklaroi se për në miting është shkulur gjithë Fieri.
Duke shprehur nderimin tim për drejtorin socialist që midis të vërtetës dhe mashtrimit të publikut zgjodhi të sakrifikojë vendin e punës dhe të thotë të vërtetën, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin brutal, hakmarres primitiv të Edi Rames dhe lakejve të tij. #sb

SHKARKO APP