Shkëlqeu ndaj Italisë, Nico Williams kërkohet ekipet e mëdha

Nico Williams, ishte ylli i ndeshjes në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Italisë në Euro 2024. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Sipas mediave të ndryshme, ai pritet të jetë blerja më e rëndësishme e kësaj vere. Anësori luan me Athletic Bilbao në La Liga dhe ka admirues të shumtë si në Spanjë ashtu dhe në Premier League.

Këtë verë ai mund të jetë i disponueshëm në merkato me një çmim të arsyeshëm. Arsenal dhe Chelsea kanë shprehur interes për Nico Williams dhe klauzola e tij e lirimit është 55 milionë euro.

Në 122 ndeshje zyrtare me Bilbao, ai ka realizuar 220 gola, ndërkohë që numëron edhe 16 ndeshje e 2 gola me kombëtaren spanjolle.

 

SHKARKO APP