”Shkodra nuk do të ndryshojë”, Rudina Hajdari: PD di të fitojë

Beteja e 14 majit për zgjedhjet lokale, duket se më shumë do jetë në Shkodër. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari, thotë se ai qark mbetet i djathtë dhe nuk do të ndryshojë as në këto zgjedhje.

Sipas saj largimi i Agron Çelës mbetet një zgjedhje personale që nuk do të ndikojë te opozita.

“Është zgjedhje personale, ashtu siç largohen nga politika, mund të shkojnë edhe në kampin tjetër politik. Ata do mbajnë barrën e tyre personale”,-tha Hajdari për ‘Euronews Albania”.

SHKARKO APP