Shorti i Conference League, zbulohen rivalët e Teutës dhe Laçit nëse kalojnë në Play Off
Teuta, Laçi dhe Prishtina kanë mësuar rivalët e mundshëm në rast se kualifikohen në “play-off” të Conference League.
Kampionët e Shqipërisë, që në turin e tretë përballen me Shamrock Rovers, në rast se kalojnë tutje ndeshen me fituesin e çiftit Omonia-Flora Tallin.
Lacci ndërkohë në turin e tretë e ka shumë më të vështirë, pasi përballet me Anderlecht. Nëse ia del, atëherë do të sfidojë Vitesse ose Dundalk.
Prishtina në turin e tretë luan ndaj Bodo Glimt, ndërkohë që nëse kualifikohet gjen në “play-off” Mura ose Zalgirius.