Në këndin e fletë-rrufesë…

Nga Agim Jazaj-

Vitet rrjedhin në shtratin e tyre.  Secili dhe jo për gjithsecilin lë gjurmë të pa shlyeshme në jetë. Koha na kthen prapa në kohë. Komisar Cania, një burrë me taban, si i thon llafit- hapi derën e zyrës, dhe mu drejtua: Mirëmëngjez! Me tonin urdhërues vijoi: Eja me mua!

Si urdhëron- i’u përgjigja! U ngrita më këmbë, mbylla zyrën dhe u nisa prapa tij. E mbërrita, u bëmë paralel, pa i thënë asnjë llaf njeri-tjetrit, nëpër korridor! Morëm drejtimin drejtë kafenesë së vogël- te kafja e Shahes! Ishte një kafene e vogël, me dërrasa, e ngritur në territorin e repartit, në Skelë, të Vlorës. U ulëm në karriget me dërrasa dhe prisja në ankth. Me hidhte vështrimin shpesh dhe mendohej… Ku s’më shkonte mendja. Mos kishin shkruar ndonjë letër që mund të lidhej me ndonjë shkrim timin të kohës, ndoshta për ndonjë emër “me cen” në biografi…

U sos te tavolina Shaja, duke na përshëndetur. Priti paksa prej nesh.

Dy kafe dhe dy fërneta- porositi komisar Cania.

I hodha vështrimin… Nëse një fernetë e porosite për mua, unë nuk mundem-shoku komisar.

“Sot do ta pish me urdhër”- mu përgjigj dhe më hodhi dorën në qafë…

Dora e ngrohtë, sikur më shkriu disi akullin e ftohtë. Desha, s’desha e ktheva edhe unë fërnetën e kohës, pa asnjë cen…Komisari më nguli vështrimin dhe nisi t’më fliste.

“Ke marrë gjë vesh se ç’kanë bërë te këndi i fletë Rrufeve?

Jo i thashë…

Kanë bërë një Fletë Rrufe, grupi i të rinjve, për Fanen.

Fane Mehmetin? Po, po më thotë…

Dhe…në orën 12, sot mblidhet Komiteti i Partisë, do vij dhe sekretari i Komitetit të Partisë të Rrethit shoku R. M, do diskutohet për shfaqet e huaja të Fanes!  Fania, i thash me shfaqe të huaja?! Atij ku i qëndron shpirti? Ishte shofer, një burrë thatim, cipal, po dhe serioz.

Po, po më tha- dhe rrezik ta përjashtojnë nga partia! Dhe përjashtimi nga partia ishte; “pushkatim politik”…

Ndaj do shkosh te Sheshi i “Flamurit”, ku ishte këndi i fletë rrufeve, do shënosh gjithë përmbajtjen e saj.

Si urdhëron- i’u përgjigja.

Mbaruam kafet e shoqëruar me fërnetën, e cila më trullosi paksa dhe u nisa për te sheshi i “Flamurit”. Shkrova tekstin e fletë rrufesë dhe ja çova në zyrë komisarit…Ai e lexoi dhe hodhi firmën, të shtypej në sekretarinë sekrete…

E çova me shënimin te Sherifeja… Komisari më priste…Eja do shkojmë prapë te Shaja… Kthyem dhe nga një fërnetë tjetër.  Tani më tha fillon puna jote.

Ç’ne i thash?

Fanen, po ta përjashtojnë nga Partia, të bëjmë gati arkivolin!… Atij ku i qëndron shpirti- kështu. Po t’i do mbyllesh tani dhe do bësh disa vargje satirike për Fanen, si mund ta shpëtojmë. Sepse po re në dorën e atij Mazes, ai vetëm litarin, përjashtim di dhe jo mjekim, e edukim…

Po- i thash dhe u mbylla në zyrë…

Një orë përpara se të niste mbledhja, i’a çova vargjet satiro-humoristike komisarit. I pëlqyen shumë, vendosi firmën dhe i çova sërish te Sherifeja, për t’i shtypur me makinë…

Prisja edhe unë në ankth, se çdo do të ndodhte me Fanen, çfarë “fajdeje” do të bënin vargjet e mia, që do t’i përdorte komisari, për të shpëtuar Fanen nga “Litari”. Shkoja shpesh te dera e sallës, ku zhvillohej mbledhja dhe mbaja vesh…  Në një moment shpërthehu gazi, gati në kor nga të gjithë, sa u dëgjuan edhe jashtë sallës…

Folën shumica e krerëve…  Komisari ishte mjeshtër, dinte kur, ku e si të fliste…E mori fjalën komisar Cania. Ju drejtua të deleguarit dhe sallës… “Është e lehtë të vrasim, po është më e çmueshme si t’i ndreqim njerëzit”. Unë kam menduar dhe propozoj: T’i bëjmë një ndëshkim të rrallë Fanes, i cili do t’i vlej më shumë se sa ta përjashtojmë edhe nga Partia, dhe jo vetëm atij….

Kemi përgatitur disa vargje, do t’i lexojmë këtu, dhe do t’i vendosim prapë te këndi i Fletë Rrufeve”!  ë pranishmit mbajtën frymën dhe ngulën vështrimin nga Komisari. Fania qëndronte më këmbë, priste të “shkonte përpara Litarit”!  Komisari nisi të lexonte me ton, vargjet stariko-humoriostike:

Ora 7 që në mëngjez,

Mu te kënd’i Fletë Rrufës,

Ish një “trëndafil me vesë,

Fane Mehmeti Serbes”!

 

O Fane, Fane Mehmeti,

Ç’bën kështu të zëntë gazepi,

Mos ktheh antenën nga deti,

Si shpëton dot këtij Mileti!…

 

Vargjet vazhdonin…  Po të qeshurat shpërthyese në sallë, ndërpren vargjet e lexuara nga komisar Cania…  Sekretari i Komiteti të Partisë u ngrit e tha: “Mbetet në fuqi kjo masë, që propozon komisar Cania”…

Kanë kalur vite…Këto ditë korriku, po bënte punimet në shtëpi komshiu im; Mustafai. Me usta Renaton ishte dhe i biri i Fanes!  Nuk e njihja…Kur më tha: Jam i biri i Fanes- shqeva sytë!

Rikojtova ngjarjen e vjetër, e ardhur taze, i tregova dhe vargjet… Kujtuam të ndjerët; Fanen,  po dhe gjestin e pa vdekshëm, të ish-burrërorit lab: Cane Çaçi!…

Njerëzit vdesin, veprat jetojnë!

SHKARKO APP